Report TV - VD/ Makina merr flak në lëvizje në Vlorë,shoferi del me shpejtësi

2 просмотров 24.10.2017 00:00:12

Описание

VLORË-Një makinë ka marrë flakë në ecje në qytetin bregdetar, ndërsa nga dhënat e para raportohet se gjithçka ka qenë aksidentale. Më datë 24.08.2017 rreth orës 16:30 te ''Uji i Ftohtë'', në Lungomare mjeti tip ''Mercedes Benz'' me targa AA 806 GF ka marrë flakë në lëvizje. Makina i përket Nikollaq Selimit 56 vjeç, i cili nuk ka pësuar lëndime, pasi ka dalë me shpejtësi, ndërsa nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Makina në flakë ka bllokuar për disa minuta qarkullimin, por më pas cdo gjë i është rikthyer normalitetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Комментарии

Теги:
Report, Makina, merr, flak, lëvizje, Vlorë, shoferi, shpejtësi