Vendet vakante në ONM, afati për aplikimet deri në 31 gusht - News, Lajme - Vizion Plus

3 просмотров 16.08.2017 00:01:09

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Te gjithë ata qe dëshirojnë te jene pjese e procesit te vetingut e dëshirojnë te punojne prane vëzhguesve ndërkombëtare, kane afat deri ne 31 gusht per te aplikuar pranë Bashkimit Europian. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka publikuar thirrjen per jurist, eksperte te teknologjisë se informacionit, përkthyes, ekonomiste te cilët deri ne vitin 2020 do te ndihmojnë ONM ne procesin e kontrollit te gjyqtareve dhe prokuroreve shqiptare. Sipas njoftimit, projekti është i Ministrise se Drejtësisë Austriake ne bashkëpunim me Këshillin e Larte te Drejtësisë te Italisë dhe delegacionin e BE ne Tirane dhe synon te krijoje infrastrukturën e nevojshme per vëzhguesit ndërkombëtare qe do te asistojnë procesin e vetingut. ?Objektivi eshte te rritet cilësia profesionale e gjyqtareve dhe prokuroreve, te reduktohet ndikimi I krimit te organizuar, politikes e korrupsionit ne dhenien e drejtesise; si dhe te rritet integriteti dhe llogaridhënia e institucioneve te gjyqësorit.? Procesi i vetingut pritet te nise ne muajin shtator, por vëzhguesit ndërkombëtare tashme kane mbërritur ne Tirane dhe institucione si Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive dhe Drejtoria e Sigurisë se Informacionit te klasifikuar kane nisur procesin e verifikimit te gjyqtareve dhe prokuroreve.

Комментарии

Теги:
Vendet, vakante, afati, aplikimet, deri, gusht, News, Lajme, Vizion, Plus