Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн
Описание видео
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV 13 gushti shënon përvjetorin e Marrëveshjes se Ohrit te vitit 2001. Sot mbushen 16 vjet nga dita kur partitë shqiptare e maqedonase nënshkruan kontratën e raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtejshëm të shtetit. Ajo u nënshkrua nga përfaqësuesit shqiptarë dhe maqedonas, që merrnin pjesë në koalicionin qeveritar: kryetari i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i atëhershëm Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi. Kjo marrëveshje i jepte fund konfliktit të armatosur mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Por cfare përmban konkretisht pakti qe edhe sot konsiderohet si guri i themelit per bashkëjetesën. Ndër pikat kryesore te saj janë ndërprerja e armiqësive, mosdiskriminimi, përfaqësimi i drejtë, shprehja e identitetit apo edhe arsimimi e përdorimi i gjuhëve. Por edhe pse 16 vjet pas nënshkrimit të dokumentit, shqiptarët akoma nuk gëzojnë të drejtat e plota te përdorimit te simboleve kombëtare dhe të gjuhës. Po ndryshe nga te tjerët, ky përvjetor shënon hapa konkret sa i përket gjuhës. Vetëm para pak ditësh, qeveria e Maqedonisë miratoi projektligjin për zyrtarizimin e shqipes dhe në shtator ai pritet të kalojë në kuvend. Рекомендуем Përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя