Ora News – Atentati ndaj Mishel Prelës, në burg tre të dyshuarit, njëri lirohet

5 просмотров 24.07.2017 00:01:37

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Gjykata e Tiranës la sot në burg tre prej autorëve të dyshuar për atentatin me armë zjarri ndaj Mishel Prelës. Trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Ervin Zallumin, Shkelzen Bucin dhe Trim Hidrin, ndërsa la në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike Ermir Tolën. Vrasja e mbetur në tentativë ndaj Mishel Prelës ka për motiv hakmarrjen. Ervin Zallumi porositi vrasjen e 31 vjeçarit kundrejt shumës 80 mijë euro. 7 vite më parë Mishel Prela goditi 5 herë me thikë Ervin Zallumin, një histori e cila është e dokumentuar dhe në vendimin e gjykatës së rrethit të Tiranës me Nr. 677 date 27.04.2011. Vrasja e mbetur në tentativë ndodhi më 24 shtator 2010, ndërsa Prela u arrestua në dhjetor të po këtij viti. Për këtë ngjarje Gjykata e Tiranës dha dënimin me 7 vjet burg, dënim i cili u la në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit e Tiranës, pavarësisht apelimit të Prelës, i cili kërkonte të ndryshonte veprën penale, nga ?Vrasje me dashje mbetur ne tentative ? në ?Plagosje e rende me dashje?. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/atentati-ndaj-mishel-preles-ne-burg-tre-te-dyshuarit-njeri-lirohet/

Комментарии

Теги:
News, Atentati, ndaj, Mishel, Prelës, burg, dyshuarit, njëri, lirohet