Report TV - Basha: S’ka më koalicion,PS-LSI janë bërë copë copë për pazaret

1 просмотров 09.07.2017 00:03:01

Описание

VAU I DEJES-Kryetari i PD, Lulzim Basha prezantoi kandidatët për deputetë në rang qarku dhe shpalosi programin e ?Republikës së re?. Basha u shpreh se Rama në qeverisjen 4 vjeçare, i braktisi qytetarët, ndërsa Republika e Vjetër është përçarë për shkak të tepsisë dhe pazareve politike. ?Koalicioni i ngjalave dhe i peshkut nuk është më koalicion, pasi janë ndarë dhe janë bërë copë copë për shkak të pazareve. Po zihen me LSI për tepsinë, nuk kanë fare hesapet tuaja. I bëj thirrje cdo votuesi të PD, që janë zhgënjyer, të kthehen në shtëpi? deklaroi Basha. Basha u shpreh se Kushtetuta do të ndryshojë dhe deputetët në zgjedhjet e ardhshme do të zgjidhen direkt nga populli dhe nëse nuk mbajnë fjalën pa i mbaruar mandati me një numër të caktuar firmash mund të shkarkohet nga ata që e kanë zgjedhur, sipas modelit Amerikan. Gjatë fjalës së tij, Basha u ndal edhe te ekonomia duke akuzuar INSTAT për mashtrim. ?INSTAT, i kontrolluar nga qeveria, tha se rritja ishte më e ulët nga ajo që kishim shpallur, u detyrua të pranonte se ishte e falsifikuar? deklaroi ai.

Комментарии

Теги:
Report, Basha, S’ka, koalicion, janë, bërë, copë, pazaret