Nishani takon krerët e partive politike në Kosovë смотреть онлайн

5 просмотров 06.07.2017 00:01:53

Описание видео

Pas mesazheve të urimit të përcjella përmes letrave, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka patur mundësi t?i shprehë dhe drejtpërdrejt kënaqësinë për përballimin e sfidës së padrejtë me të cilën u përball, kreut të AAK-së Ramush Haradinaj. Veç Haradinajt kreu i shtetit në vizitën zyrtare në Kosovë ka mundur të takohet dhe me krerët e partive të tjera si Fatmir Limaj e Nismës për Kosovën apo Visar Ymeri të Vetëvendosjes. Në të tria këto takime, Presidenti Nishani ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre te madh për zhvillimin e Kosovës. Ndërsa në takimin e më kryetarin e Komunës se Prishtinës Shpend Ahmeti, Nishani shprehu kënaqësinë për lidhjet e ngushta që janë ndërtuar që herët ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës, që i kontribuon rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve të dy vendeve. Në Prishtine Presidenti dha pritje për drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore si dhe të atyre kulturore, arsimore e sportive të Republikës së Kosovës, gjatë të cilës ai dekoroi me Dekoratën e ?Flamurit Kombëtar? dy patriotë të shquar (pas vdekjes) Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, si vlerësim për veprimtarinë e tyre atdhetare. Ndërsa në Gjilan kreu i shtetit është nderuar me titullin qytetar nderi, titull që i është dorëzuar nga kryetari komunës Lutfi Haziri. Për nder të presidentit u organizua dhe një pritje ku vete kreu i shtetit ka nderuar me tituj dhe dekorata disa nga figurat me të njohura të komunës së Gjilanit. /Tv Klan Рекомендуем Nishani takon krerët e partive politike në Kosovë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
nishani, takon, krerët, partive, politike, kosovë