Ora News – Rënie gurësh nga reshjet në Rrugën e Kombit, vështirësi në qarkullim смотреть онлайн
Описание видео
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Në Kukës reshjet e shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit. Gjatë 24 orëve të fundit, në aksin Morinë-Kukës-Kalimash ka pasur vështirësi qarkullimi, ku përveç reshjeve të shiut, ka pasur edhe rënie gurësh nga skarpatet. Kompania e mirëmbajtjes së rrugës është angazhuar për pastrimin e segmentit nga gurët, ndërsa punëtorët po punojnë për mbajtjen e situatës nën kontroll. Drejtuesit e automjeteve këshillohen që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit për shkak të pranisë së madhe të ujit në rrugë. Ndërkohë në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës të cilat kanë ndikur edhe në uljen e vlerave të temperaturave minimale deri rreth vlerave të zeros. Në fshatrat e njësive administrative Shishtavec, Topojan e Zapod, ka rënë dëborë e lehtë po pa krijuar probleme për banorët, të cilët deri dje menduan se e kishin lënë pas shpine stinën e dimrit. Nga dita e premte pritet një përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/renie-guresh-nga-reshjet-ne-rrugen-e-kombit-veshtiresi-ne-qarkullim/ Рекомендуем Ora News – Rënie gurësh nga reshjet në Rrugën e Kombit, vështirësi në qarkullim посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя