Report TV - Protesta, Rama: PD po bllokon Vettingun, Blushi: Çadrizmi shkatërron Shqipërinë
Описание
Prej orën 11:00 vazhdon seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa e pranishme është vetëm shumica, pasi opozita ashtu sikur e kishte deklaruar e ka bojkotuar, pasi është vendosur në protestë para godinës së Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Ramës dhe qeveri teknike për zgjedhje. Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj akuzave të PD duke deklaruar se qëllimi i protestës së opozitës është bllokimi i ligjit të Vettingut dhe hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Po iu them se përse çadra e PD lidhet me Vettingun. Si ka mundësi që të heqin dorë nga foltorja e Kuvendit tani, sepse nuk duan Vettingun, madje më e bukura është që ata e pranojnë. Dhe kjo është e qartë dhe duhet të jetë e qartë edhe për partnerët ndërkombëtarë tha Rama. Kryeministri e cilësoi idiot krahasimin mes refuzimit të votimit të 3 ligjeve në 2009 dhe protestës së PD tani. Përsa i përket votimit dhe numërimit elektronik, kryeministri u shpreh se shumë vende po e heqin dhe në PE qeshin me kërkesën e PD, por megjithatë ajo refuzon që të ulet në tryezë. Opozita e vetme në seancën e sotme plenare ishte Ben Blushi, i cili akuzoi qeverinë, por kundërshtoi edhe Bashën për protestën. Sipas Blushit, ngritja e çadrës ka vetëm një qëllim, shkatërrimin e Shqipërisë, kurse PD e PS i cilësoi si parti çalamane që shohin për patericë nga LSI. Por Rama iu përgjigj akuzave dhe krahasimit të Blushit për çadrën e PD sot me grevën e PS në 2010 duke thënë që nuk kanë lidhje fare me misionin tonë.
Комментарии