Ora News - Festat, Loka: 1 mijë policë më shumë dhe rreth 50 sportele në kufi смотреть онлайн
Описание видео
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka tha se punonjësit e policisë do të shtohen në territor gjatë festave të fundvitit. I ftuar në studion e lajmeve të orës 20:00 në Ora News, Loka sqaroi se janë rreth 1 mijë policë më shumë, ndërsa tha se në kufi janë shtuar rreth 50 sportele për të përballuar fluksin. Pjesë nga intervista: Loka: Me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit që nga data 20 dhjetor, Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar deri më datë 5 janar. Kemi shtesë pasi kalon nga sistem 8 orësh në sistem 12 orësh. Nga 1 660 policë në situatë normale, në kalimin në shërbim të përforcuar, kemi 2800 punonjës policie. Me rastin e festave, ne nxjerrim në akset rrugore Forcat e Lëvizjes Operacionale, të cilët patrullojnë kryesisht akset nacionale dhe janë në dispozicion edhe të drejtorive vendore. -Ky është fokusi kryesor? Loka: Tirana do të mbajë peshën specifike edhe për shkak të numrit të banorëve dhe festimeve. Këto forca janë të shtrira në të gjithë territorin. Ky plan masash mundëson krijimin e lehtësirave që nga hyrja në kufi e emigrantëve, duke krijuar rreth 50 sportele më shumë. Nuk kemi radhë të gjata. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/festat-loka-1-mije-police-me-shume-dhe-rreth-50-sportele-ne-kufi/ Рекомендуем Ora News - Festat, Loka: 1 mijë policë më shumë dhe rreth 50 sportele në kufi посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Комментарии