Report TV - Tiranë, nuk pranon divorcin me gruan, i plagos prindërit

3 просмотров 25.02.2017 00:01:12

Описание

Një konflikt brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Sipas policisë tre persona kanë mbetur të plagosur nga kjo ngjarje, ndërsa autori është ish-dhëndri i familjes Marian Levanti, i cili ka qëlluar me thikë ish vjehrrin Ferit Kocaqi, ish vjehrrën Q. K. dhe ish kunatin A. K. Levanti ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe pas debatit me ish-vjehrrin, është përleshur me të duke e qëlluar me thikë. Shkak për këtë ngjarje, sipas policisë, mendohet se është divorci i çiftit. Gjendja shëndetësore e të plagosurve mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim Marian Levantin si autor të plagosjes së trefishtë, ndërsa vijon puna për arrestimin e tij.

Комментарии

Теги:
report, tiranë, pranon, divorcin, gruan, plagos, prindërit