Vetingu, Rama: E vonuan, por se ndalën dot - News, Lajme - Vizion Plus

0 просмотров 25.02.2017 00:01:08

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Maxhoranca ka reaguar e menjëherë sapo Gjykata Kushtetuese la ne fuqi ligjin e vettingut duke rrezuar kërkesën e opozitës. Ne nje postim ne rrjetet sociale kryeministri Edi Rama thekson se tashme nuk duhet humbur kohe per zbatimin e reformës. ?E vonuan po s?e ndalën dot. Tani koha për të nisur zbatimin sa më parë! Të fillojmë spastrimin në Pallatin e Drejtësisë dhe të marrim datën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE?, shkruan lideri i maxhorances. Edhe aleati kryesor i PS, Lëvizja Socialiste per Integrim ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Partia Demokratike ne nje deklarate per shtyp ka theksuar se respekton vendimin e Gjykatës duke përsëritur vendosmërinë e saj për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe shërbëtorët politikë. Por opozita nëpërmjet kësaj deklarate thekson se mbetet e shqetësuar per faktin se ligji aktual do ta vendosë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën kontrollin e Kryeministrit.

Комментарии

Теги:
Vetingu, Rama, vonuan, ndalën, News, Lajme, Vizion, Plus