Ekspertë të huaj për “tërmetet” - News, Lajme - Vizion Plus

0 просмотров 23.02.2017 00:00:48

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pasi banorët e Zharrëzës, Marinzës, dhe Belinë të Fierit ndjenë lëkundje të fuqishme toke ku për pasojë u dëmtuan banesat, ministri i energjisë ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për verifikimin e situatës. Banorët pretendojnë se lëkundjet kanë ardhur nga shpërthimet që bën kompania e naftës, Bankers Petrolium, ndaj dhe ky grup pune do të evidentojë saktë shkaqet e shpërthimit. Në përbërjen e këtij grupi, do të ketë edhe ekspert të huaj për të vlerësuar shkaqet e lëkundjeve sizmike të vazhdueshme në këtë zonë. Duke ju referuara urdhrit, grupi i punës do të monitorojë dokumentacionin dhe aktivitetin e koncesionarit që shfrytëzon këtë vendburim nafte, si dhe do të japë rekomandimet përkatëse që duhet të zbatohen. Në mënyrë të vazhdueshme, banorët në zonën e Patosit në Fier përfshihen nga lëkundje të fuqishme sizmike, duke iu shkaktuar dëme të mëdha në banesa.

Комментарии

Теги:
Ekspertë, huaj, “tërmetet”, News, Lajme, Vizion, Plus