Report TV - Aksident në Burrel, autobusi del nga rruga, 12 të plagosur смотреть онлайн

1 просмотров 22.02.2017 00:01:15

Описание видео

12 të plagosur është bilanci i një aksidentit të ndodhur mesditën e së premtes 4 kilometra nga qyteti i Burrelit. Një autobus i linjës Burrel ? Tiranë është përplasur me anën e sipërme të rrugës në afërsi të vendit të quajtur ?Ura e Karicës?. Për pasojë dy nga pasagjeret e ulura në vendin e parë kanë pësuar dëmtime të rënda ku njëra prej tyre është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë me helikopter. Të plagosurit e tjërë janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë. Të gjithë personat që ishin në autobus në momentin e aksidentit janë transportuar me ambulancat e spitalit të cilat për pak minuta kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Polica e Matit ka nisur hetimet për shkaqet e vërteta të këtij aksidenti, ndërkohë që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur si pasojë e një defekti teknik. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë rreth 100 metra më parë, por nuk ka funksionuar sistemi i frenimit. Po ashtu, manovrimi i duhur i drejtuesit e mjetit ka parandaluar një tragjedi pasi mjeti nëse do të kishte rënë në anën e poshtme të rrugës, do të kishte përfunduar 100 metra në humnerë. Рекомендуем Report TV - Aksident në Burrel, autobusi del nga rruga, 12 të plagosur посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
report, aksident, burrel, autobusi, rruga, plagosur