Çelet edicioni i 22-të i Onufrit - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн
Описание видео
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Çelet edicioni i 22-të i Onufrit që këtë vit nga kati i tretë i Galerisë Kombëtare të Arteve nderon figurën e Mitrush Kutelit. ?Stranger than kindness? si kënga e Nick Cave, kështu është titulluar ekspozita e këtij viti, që nuk duket se ka shumë lidhje me Kutelin, por që sjell përmes veprave të 41 artistëve shqetësimet e njeriut bashkëkohor, artistin digjital në përplasje të vazhdueshme me artin më klasik, por edhe statusin e artistit. Kuratori i këtij edicioni, Fani Zguro është përpjekur të bëjë bashkë artistët e huaj, tanimë të konfirmuar si emra në galeri edhe më të mëdha me të rinjtë shqiptarë që konkurrojnë për këtë çmim. Zguro ka qenë fituesi i edicionit të 14 të Onufrit, ndrërsa është kthyer nga Berlini ku edhe punon për të kuruar këtë ekspozitë. Onufri do t ë qëndrojë hapur për publikun deri më 1 shkurt të 2017-ës. Рекомендуем Çelet edicioni i 22-të i Onufrit - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя