Report TV - Rama: Do të rrisim 35% pagën minimale, mbështetje mësuesve

1 просмотров 31.10.2016 00:03:18

Описание

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Berat një takim me mësues dhe drejtues shkollash të qytetit mbi arritjet e reformës në sistemin arsimor. Kryeministri Rama iu komunikoi mësuesve rritjen e pagave me 10%, ndërsa deklaroi se në pjesën e poshtme rritja do jetë shumë e fortë, në pjesën e punonjësve që hyjnë tek rrogat minimale, 35%. ?Ne kemi bërë një rritje rrogash në fakt, nëse ju do ta masni me paratë që ju ngelen në xhep e jo me paratë që merrni në bordero, duke e ulur taksën e sheshtë që ishte 10% dhe duke bërë që paratë që mbeteshin në xhepin tuaj pavarësisht se rroga ishte po ajo, por kemi besuar e besojmë që nuk mjafton. Me këtë nuk po ju them që kjo që do bëjmë mjafton, por po ju them që kjo që do bëjmë i bën mësuesit nga rrogëtarët më të mirëpaguar në Shqipëri.

Комментарии

Теги:
Report, Rama, rrisim, pagën, minimale, mbështetje, mësuesve