Report TV - Shkodër, aksidentohet për vdekje 70-vjeçari, arrestohet shoferi malazez

0 просмотров 21.10.2016 00:01:49

Описание

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Hani i Hotit pranë fshatit Grudë-Fushë. Për pasojë 70-vjeçari Vuksan Preqi ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet i tonazhit të lartë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:50 të së premtes ndërsa i moshuari ka qenë duke lëvizur në këmbë në anë të autostradës dhe është ndeshur nga kamioni me targa malazeze PG DJ 858. Edhe pse drejtuesi i kamionit është ndaluar menjëherë për t?i ardhur në ndihmë 70-vjeçarit, ky i fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodres për shkak të plagëve të marra në pjesën e kokës. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë rrugore si dhe grupi hetimor. Efektivët e policisë kanë shoqëruar drejtuesin e kamionit, malazez V.G, 41 vjeç deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Dyshohet se në momentin e parakalimit, kamioni ka ndeshur të moshuarin i cili më pas është përplasur në asfalt dhe ka humbur jetën. Autostrada Shkodër- Hani i Hotit është kthyer në burim aksidentesh ndërsa numri i viktimave sa vjen e shtohet.

Комментарии

Теги:
Report, Shkodër, aksidentohet, vdekje, vjeçari, arrestohet, shoferi, malazez