Ora News – Shqipëria i largohet deflacionit por mbetet nën objektiv
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Shtrenjtimi i çmimit të ushqimeve gjatë muajit gusht ka rritur inflacionin i cili ka kapur nivelin 2%. Instat ka publikuar raportin e indeksit të çmimeve ku konstatohet se pavarësisht se Shqipëria i është larguar rrezikut të deflacionit përsëri qëndron larg objektivit të Bankës së Shqipërisë për një inflacion prej 3%. Ndërkohë shqetësues mbetet fakti se inflacioni ka vijuar të rritet vetëm si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe jo si rezultat i shtimit të kërkesës nga individët për të blerë më shumë mallra. Krahasuar me muajin Gusht 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin ?Ushqime dhe pije joalkoolike me 4,7 %, pasuar nga grupi ?Shërbimi arsimor? me 4,4 %, grupi ?Argëtim e kulturë? me 2,4 %, grupi ?Pije alkoolike dhe duhan? me 1,4 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit ?zarzavate përfshirë patatet? u rritën me 19,2 %, pasuar nga nëngrupet ?fruta? me 15,1 %.Rritja e çmimit të zarzavateve dhe frutave sipas fermerëve ka ardhur si pasojë e dëmtimit të prodhimeve në vend për shkak të sëmundjeve të shumta gjatë këtij viti.Ndërkohë që ndikimi i rritjes së çmimit të ushqimeve është mjaft i ndjeshëm në nivelin e inflacionit duke qenë se familjet shqiptare pjesën më të madhe të buxhetit e shpenzojnë për blerjen produkteve ushqimore. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/ekonomi/shqiperia-i-largohet-deflacionit-por-mbetet-nen-objektiv/
Комментарии