Report TV - PS-LSI-PDIU miratojnë me 88 vota vettingun, PD lë Kuvendin смотреть онлайн

0 просмотров 26.09.2016 00:01:00

Описание видео

Kuvendi ka miratuar në seancë të jashtëzakonshme, vetëm me votat e mazhorancës PS-LSI-PDIU, projektligjin për ?Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve? ose siç quhet ndryshe, vettingun. 88 vota shkuan pro vettingut, ndërsa 1 votë ishte abstenim, ajo e Vangjel Dules së PBDNJ, i cili është rreshtuar me koalicionin opozitar. Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi më herët braktisi punimet e Kuvendit. Fillimisht ishte raportuar se seanca do të zgjaste deri në mesnatë, por gjatë diskutimeve pati vetëm katër folës, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve, rreth 20, u tërhoqën. Sikurse nuk munguan as replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të qeverisë Sali Berisha. Për Partinë Socialiste foli vetëm Pandeli Majko, Eduard Halimi prezantoi qendrimin e PD, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta foli në emër të grupit të LSI dhe Fatmir Mediu për grupin e PR dhe Mesila Doda në emër të grupit të PDIU. Mazhoranca PS-LSI-PDIU kishte në sallën e Kuvendit 88 deputetë, ndërsa për miratimin e vettingut i duheshin 84 vota. Ndërkohë, demokratët mbajtën qëndrim kritik ndaj projektligjit, pasi sipas tyre, miratimi i draftit më 22 gusht vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Posaçëm, është cilësuar si antikushtetues nga PD. Nga ana tjetër, mazhoranca mbrojti projektligjin, duke deklaruar se vettingu do të spastrojë drejtësinë nga të korruptuarit. Sipas shumicës, kundërshtimet e opozitës vijnë si rrjedhojë e frikës që kanë eksponentët e saj nga reforma në drejtësi. Рекомендуем Report TV - PS-LSI-PDIU miratojnë me 88 vota vettingun, PD lë Kuvendin посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
report, pdiu, miratojnë, vota, vettingun, kuvendin