Report TV - Fluks në Pikën Kufitare të Morinit vetëm sot kanë hyrë 25 mijë persona
Описание
Më shumë se 25 mijë persona kanë hyrë sot në Shqipëri përmes Pikës së Kalimit Kufitarë të Morinit në Kukës, ndërkohë që fluksi i hyrjeve të shqiptarëve të Kosovës ka qenë shumë i lartë gjatë gjithë muajit. Sipas policisë së Kufirit e Migracionit i gjithë fluksi është duke u përballuar me shtim të sporteleve të përpunimit të dokumentacionit, ndërkohë që është dyfishuar edhe numri i punonjësve të saj. Sipas policisë, fluksi më i lartë i hyrjeve është gjatë orëve të para të mëngjesit, kur qindra mijëra persona kalojnë në këtë pikë kufitare për t?iu drejtuar më pas rajoneve bregdetare në Shqipëri. Ky fluks mjaft i lartë i hyrjeve ka shkaktuar edhe një trafik të madh të qarkullimit të automjeteve në segmentin Morin-Kukës-tuneli i Kalimashit, ku policia rrugore po monitoron qarkullimin rrugor. Sipas statistikave në dy muajt e fundit në Shqipëri numri i hyrjeve ka arritur në 1 milion.
Комментарии