Report TV - Treni i udhëtarëve përplas automjetin në Mamurras, plagoset rëndë shoferi
Описание
Një person mbeti i plagosur rëndë këtë mëngjes në Fushë- Mamurras, pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte u përplas nga treni i linjës Shkodër -Tiranë. Ngjarja ndodhi këtë mëngjes kur Gerald Biba ka tentuar të kalojë postbllokun hekurudhor në Fushë- Mamurras, por ka mbetur mbi shina duke i ndërprerë rrugëtimin trenit. Për pasojë treni me pak vagonë, ka marrë përpara për rreth 100 metra veturën me të cilën udhëtonte Biba. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spitalin e Laçit në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve të policisë në segmentin ku ndodhi aksidenti nuk ka pasur tra që të sinjalizonte mbërritjen e trenit dhe mbylljen e kalimit për automjetet. Mungesa e tyre ka sjellë shpesh herë ngjarje të rënda në zonën e Laçit dhe të Mamurrasit.
Комментарии