Report TV - Meta: Pas reformës, qeveri teknike e shkojmë në zgjedhje смотреть онлайн

0 просмотров 19.09.2016 00:03:50

Описание видео

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi sot gjatë një konference për shtyp nga Kryesia e Kuvendit se pas reformës në drejtësi duhet të krijohet një qeveri ekspertësh, për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Meta tha se kjo është rrugëzgjidhja më e mirë për t'i dhënë fund klimës së mosbesimit që dominon klasën politike shqiptare, të cilët janë ende larg konsensusit të reformës në drejtësi. Miratimi i kësaj reforme është i domosdoshëm dhe duke e parë se mosbesimi është kaq shqetësues i lodhshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen jam i bindur se rruga më e mirë do të jetë ndërtimi i një qeverie ekspertësh e cila pas miratimit të reformës e çon vendin në zgjedhje demokratike dhe të pakontestuara nga askush. Unë personalisht jam gati që për hir të këtij kompromisi të jap dorëheqjen nga ky moment nga kryetar i parlamentit nëse i shërben kompromisit. Ministrat e forcës politike që unë përfaqësoj të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrën që ne të detoksikojmë këtë klimë helmuese të egër e të papranueshme. Drejtësia të bjerë mbi çdo politikan, duke filluar nga Ilir Meta apo cilido tjetër. Mesazhi mendoj se është shumë i qartë. Pas reformës në drejtësi, le të shpërndahemi dhe pastaj edhe ne kryetarët e partive të shohim listat. Jam i gatshëm të jap dorëheqjen për miratimin e reformës në drejtësi , u shpreh Meta. Рекомендуем Report TV - Meta: Pas reformës, qeveri teknike e shkojmë në zgjedhje посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
report, meta, reformës, qeveri, teknike, shkojmë, zgjedhje