Report TV - Mori 50 mijë euro, në kërkim gjyqtarja Majlinda Andrea смотреть онлайн
Описание видео
Një ryshfet prej 50 mijë eurosh për të ndikuar për një vendim gjyqësor për një çështje pronësie në Butrint, i ka kushtuar pezullimin nga detyra gjyqtares së gjykatës së lartë, Majlinda Andrea, e cila tashmë është shpallur në kërkim se bashku me bashkëshortin e saj Odhise Andrea. Ky i fundit këshilltar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, njëheresh sekser i këtij rasti korrupsioni të zbuluar nga Prokuroria e Përgjithshme është dënuar në mungesë me masën e sigurisë arrest me burg. Për shkak se çifti është larguar nga vendit masa e sigurisë ?arrest me burg? për Odhise Andrean nuk është ekzekutuar. Por, jo me kaq fat kanë qëlluar te personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje, Ilia Cabiri, Eleni Lino dhe Petraq Dashi, të cilët janë arrestuar dhe për ta gjykata e ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg?. Sarandioti, Ilia Çabiri, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit. Рекомендуем Report TV - Mori 50 mijë euro, në kërkim gjyqtarja Majlinda Andrea посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя