Ora News – Përfundon rikonstruksioni i kopshtit nr. 26, Veliaj: Në shtator, të gjitha kopshtet gati
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të Kopshtit nr.26 në Rrugën e Kavajës, duke vijuar punën për rinovimin e 23 kopshteve të Tiranës para nisjes së sezonit të ri arsimor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ashtu siç është premtuar më herët, rikonstruksioni i kopshteve do të përfundojë brenda verës, e mandej vitin tjetër, do të nisë puna për ndërtimin e shkollave, çka do të sjellë reduktimin e mësimit me dy turne. P asi inspektoi punimet e përfunduara në Kopshtin nr.26, kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur me punën e bërë, për të garantuar kushte më të mira për fëmijët e qytetit. ?Tani që rikonstruksioni i kopshtit mbaroi, duket se ç?punë e paqme është bërë këtu. Ky është kopshti i dhjetë nga 23 kopshtet e Tiranës që jemi duke i rikonstruktuar. Ashtu siç e ka emrin, ?Diell?, shpresoj se do të shkëlqejë një ditë e mirë, një ditë e re për të gjithë fëmijët?, tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se bashkia do të punojë gjithë verën që edhe kopshtet e mbetura të jenë gati në shtator. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/perfundon-rikonstruksioni-i-kopshtit-nr-26-veliaj-ne-shtator-te-gjitha-kopshtet-gati/
Комментарии