Ora News –Aksion i ujësjellësit në Kukës, ndërpriten lidhjet e paligjshme tek bizneset
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Bashkia e Kukësit ka nisur aksionin për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme të bëra në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm. Aksioni fillimisht u përqendrua te lavazhet në qytet, meqenëse këto të fundit shfrytëzojnë ujin e pijshëm duke cenuar furnizimin me ujë të banorëve. Autoritetet lokale paralajmëruam se për shkelësit e ligjit do të merren masa. Bujar Muçmata, sekretar i përgjithshëm i Bashkisë: Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve, të gjithë atyre që ushtrojnë këtë aktivitet, gjithë qytetarëve të Kukësit, dhe gjithë përdoruesve të ujit që të mos ndërhynë në rrjetin e ujësjellësit. Sigurisht, që ligji do të jetë i rreptë për të gjithë ata që e shkelin veçanërisht për ujin. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/aksion-i-ujesjellesit-ne-kukes-nderpriten-lidhjet-e-paligjshme-tek-bizneset/
Комментарии