Grabitet e dhunohet e moshuara - News, Lajme - Vizion Plus

1 просмотров 21.06.2016 00:01:23

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Nuk ndalen grabitjet ne zonën e minoritetit. Një tjetër ngjarje e rënde është shënuar ne fshatin Likomil të Dropullit te sipërm ku një e moshuar ka rene pre e dhunës pasi është tentuar te grabitet. Evgjeni Dhima ka qene ne banesën e saj e vetme pasi bashkëshorti, nuk ndodhej aty kur është sulmuar. Autori ka hyre në oborrin e shtëpisë njëkatëshe i maskuar, në tentativë për t?i marrë paratë e ka shtyre dhe përplasur në tokë. Per pasoje e moshuara është dëmtuar rëndë në fytyrë.Sipas policisë, autori i grabitjes Ndriçim Dervishaj 28 vjeç, banues ne Vlorë është arrestuar pak pas ngjarjes. Per banoret e fshatit Likomil, ky nuk është rasti i vetëm i grabitjeve. Ne Dropull janë evidentuar dhjetëra raste të vjedhjes se banesave kjo pasi se në fshatrat e minoritetit jetojnë me se shumti te moshuar.

Комментарии

Теги:
Grabitet, dhunohet, moshuara, News, Lajme, Vizion, Plus