Report TV - Nis punimet Asambleja Parlamentare e NATO, boshatiset Tirana смотреть онлайн

1 просмотров 28.05.2016 00:00:57

Описание видео

Asambleja Parlamentare e NATO-s do të nisë sot punimet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Punimet të cilat do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, do të vijojnë përgjatë 3 ditëve, deri të hënën e 30 majit. Në sesionin e pranverës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të marrin pjesë rreth 260 parlamentarë nga 28 vende anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si edhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues. Gjatë këtij sesioni do të diskutohen çështje aktuale të sigurisë ndërkombëtare dhe raportet e përgatitura nga Komisionet e Asamblesë. Sot e nesër, sipas axhendës zyrtare së këtij sesioni, do t?i dedikohen takimeve të pesë Komisioneve të Asamblesë: Komisionit Politik, atij te Mbrojtjes dhe Sigurisë, te Shkencës dhe Teknologjisë, te Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë e Sigurisë. Secili komision do të referohet nga drejtues të qeverisë, akademikë, OJQ dhe NATO. Të hënën, më 30 maj, Asambleja do të mblidhet në seancë plenare, e cila do të drejtohet nga Michael Turner, President i Asamblesë Parlamentare, Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nga ambasadori Alexander Vershboë, zv/sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe të tjerë personalitete të spikatura. Рекомендуем Report TV - Nis punimet Asambleja Parlamentare e NATO, boshatiset Tirana посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
report, punimet, asambleja, parlamentare, nato, boshatiset, tirana