Autobusi me 31 besimtarë ortodoksë merr flakë në Krujë, një grua e vdekur, 11 të tjerë të plagosura

5 просмотров 27.05.2016 00:02:34

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Ishin nisur për një tur turistik në Shqipëri dhe Mal të Zi, por rrugëtimi i 31 besimtarëve të Kishës Ortodokse të Vlorës ka përfunduar në tragjedi. Grupi që përbëhej kryesisht nga gra, po udhëtonte në drejtim të kalasë së Krujës, kur autobusi i tyre është përfshirë nga flakët, mesditën e 27 majit 2016, duke shkaktuar një të vdekur dhe 11 të plagosur, të gjitha femra. Fillimisht Zjarri ka shpërthyer në pjesën e përparme të mjetit tek motorri dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi dhe në pak minuta ka ndodhur edhe shpërthimi i serbatorit të karburantit. Burimet policore dhe të zjarrfikësve thanë se drejtuesi i mjetit Skënder Jonuzaj sapo ka parë tymin ka ndaluar mjetin dhe ka hapur kroskotin e autobusit. Por në atë moment kanë nisur flakët që kanë përfshirë gjithë autobusin. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/merr-flake-autobusi-i-linjes-fushe-kruje-kruje-dyshohet-per-te-plagosur/

Комментарии

Теги:
Autobusi, besimtarë, ortodoksë, merr, flakë, Krujë, grua, vdekur, tjerë, plagosura