Tryeza për integrimin - “Lutja e fundit” për reformën në drejtësi

1 просмотров 26.05.2016 00:02:55

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Dy ministrat që drejtojnë dikasteret më të përfshira në procesin integrues të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha i kanë lëshuar thirrjen e fundit politikës, për të mos humbur më kohë, me miratimin e reformës në drejtësi. Kryediplomati Bushati dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha kërkuan që politika të plotësojë kërkesën që vjen nga 92 përqind e shqiptarëve, por edhe nga afatet e vëna nga Brukseli, duke miratuar një orë e më parë reformën. Bushati: Përsa kohë të gjithë lexojnë që rreth 92% e shqiptarëve duan të ndryshojnë status quonë, janë të pakënaqur me shërbimet që marrin dhe me sensin e drejtësisë që nuk është i vendosur në Shqipëri, do të thotë që këtu kemi të bëjmë me një nevojë të brendshme të shoqërisë shqiptare. Gjosha: Fatkeqësia është që ne kemi dy vjet që flasim për reformën në drejtësi dhe unë do të doja që nga ky panel të vinte thirrja e fundit që realisht politika shqiptare duhet ti japë fund kësaj çështje. Por ndërsa ministrat lëshuan këtë thirrje, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e përfshirë në negociata të vazhdueshme për miratimin e reformës, zgjodhi të mos e prekë në mënyrë direkte miratimin e saj, por përmendi nevojën që Shqipëria të tregojë me vepra para BE se di të shfyrtëzojë të gjitha mundësitë e saj. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/lutja-e-fundit-per-reformen-ne-drejtesi/

Комментарии

Теги:
Tryeza, integrimin, “Lutja, fundit”, reformën, drejtësi