Report TV - Skandali seksual, Krimet e Rënda lënë në burg Shukri Xhelilin

1 просмотров 18.05.2016 00:02:04

Описание

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish kryebashkikun e Dibrës i cili akuzohet për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre. Ish-kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, 56 vjeç, është lënë në arrest me burg edhe nga Gjykata e Dibrës. Ka qenë kërkesa e Prokurorisë për të lënë në burg Xhelili, i dyshuar për veprën penale të Korrupsionit pasiv... në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër. Xhelili u arrestua këtë të hënë nga policia pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Prokuroria kërkoi në Gjykatë ?Arrest me burg? çka është pranuar nga trupi Gjykues Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Dibrës u denoncua javën e kaluar nga një 20 vjeçare, pasi i kishte kërkuar asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Si provë kundër Shukri Xhelilit ishte një videoregjistrim ku e implikonte atë në aferën seksuale në këmbim të punësimit.

Комментарии

Теги:
Report, Skandali, seksual, Krimet, Rënda, lënë, burg, Shukri, Xhelilin