Report TV - Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje motoristin
1 просмотров
02.05.2016
00:00:38
Описание
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Milot, në fshatin Luz, ku një automjet tip Opel Korsa me targa AA694 JN ka përplasur një person që po udhëtonte me motorçikletë. Viktima është 50-vjeçari me inicialet P.Gj i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Sakaq policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit ku paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë. Viktima nuk eshte identifikuar ende pasi nuk kishte asnje dekument identifikimi me vete. Sakaq policia ka ndaluar shkaktarin e aksidentit Flamur Karaj 32 vjec me banim në Mamurras.
Комментарии