Protesta në Shkup dhe Tetovë - News, Lajme - Vizion Plus

4 просмотров 26.04.2016 00:00:51

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Nën masa të rrepta sigurie është mbajtur protesta e radhës në Shkup kudër vendimit të presidentit Ivanov për të falur zyrtarët që po hetohen për korrupsion dhe për shkak të keqqeverisjes. Protestuesit kanë nisur tubimin në formën e marshimit nga Prokuroria Speciale, në selinë e kuvendit, për t?u ndalur përpara godinës së Ministrisë së Jashtme e më pas para selisë së qeverisë, aty ky i priste një kordon policor. Ata hodhën parulla kundër anëtarëve të qeverisë së përkohshme dhe goditën me topa me bojë ndërtesat. Në kryeministri rrëzuan dhe një skelë, e vendosur për rregullimin e fasadës së saj.Ky tubim do t?i lërë vendin një tjetër proteste që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Tetovë. Ajo do të organizohet nga shqiptarët dhe vendgrumbullimi do të jetë para Gjykatës Themelore të Tetovës.

Комментарии

Теги:
Protesta, Shkup, Tetovë, News, Lajme, Vizion, Plus