Shqiptarët të parët në Holandë, administratorët japin dokumenta fallco për azil- Ora News

1 просмотров 20.04.2016 00:01:53

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Shqiptarët mbajnë vendin e parë në Holandë në kerkesat për azil, 800 vetëm përgjatë këtij viti, një situatë alarmante që sipas kryetares së Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Jashtme.Përfaqësuesit e kësaj Ministrie thanë se kanë marrë të gjitha masat për të informuar shqiptarët se nuk mund të përfitojnë punë dhe azil atje, por pranuan gjithashtu edhe mangësitë në stafin e Ambasadës shqiptare në Holandë. Ndërkohë një informacion i ri shqetësues erdhi nga zv/Ministri i Brendshëm se administratorët lëshojnë dokumenta false për azil. Komisioni i Jashtëm është mbërthyer nga debate të forta për azilkërkuesit në Holandë, ku zëri më kritik ndaj përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme, ishte kryetarja e Komisionit, Arta Dade. Shqiptarët, zënë vendin e parë në Holandë në kërkesat për azil, duke ia kaluar edhe sirianëve, duke mbajtur shifrën e 800 kërkesave vetëm në këtë vit, një situatë tejet shqetësuese, që sipas Dades kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Jashtme. Për më shumë klikoni në oranews.tv/vendi/shqiptaret-te-paret-ne-holande-administratoret-leshojne-dokumenta-fallco-per-azil/

Комментарии

Теги:
Shqiptarët, parët, Holandë, administratorët, japin, dokumenta, fallco, azil, News