Report TV - Reforma Zgjedhore, Spaho: PD kërkon votim e numërim elektronik

0 просмотров 28.03.2016 00:01:59

Описание

Nënkryetari Partisë Demokratike dhe njëherësh nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Edmon Spaho, i ftuar në emisionin ? 5 pyetje nga Babaramo?, në Report Tv, foli për raportin aktual të opozitës me kuvendin, marrëveshjen e dekriminalizimit, reformën në drejtësi, atë zgjedhore dhe ligjin e pronave. Duke u ndalur tek reforma zgjedhore Spaho tha se në zgjedhjet e ardhshme PD do të kërkojë votim dhe numërim elektronik, pasi informatizimi i procesit zgjedhor i jep fund fenomeneve negative të evidentuara në zgjedhjet e shkuara. Spaho po ashtu tha se nëse maxhoranca nuk do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, mandatet e deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli atëherë s?do ketë reformë në drejtësi. Nënkryetari i PD-së foli edhe për ligjin e pronave, për të cilin tha se PD do të vazhdojë ta kundërshtojë pasi ligji nuk i trajton në mënyrë të barabartë njerëzit.

Комментарии

Теги:
Report, Reforma, Zgjedhore, Spaho, kërkon, votim, numërim, elektronik