Report TV - Bashkia zeron taksën e tavolinës “hapësira publike” sipas zonave смотреть онлайн

3 просмотров 02.03.2016 00:01:43

Описание видео

TIRANË- Arritja e një marrëveshje për taksën e tavolinës dhe atë të hapësirës publike u cilësua nga kreu i Bashkisë së Tiranës si mënyra më korrekte e negociatave të biznesit me Bashkinë e Tiranës, duke dënuar aktet e dhunës. Kryebashkiaku Erion Veliaj, tha për mediat, pas takimit të tretë me negociatorët e biznesit dhe tregtarëve se mirëkuptimi me bizneset qëndron në faktin se bashkia nuk mund të mbahet pa taksa, duke sjellë në vëmendje edhe njëherë rastin e mbifaturimeve të ujit nga UKT, për të cilat qytetarët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë. Veliaj konfirmoi se taksa e tavolinës është bërë zero, dhe për muajin janar-shkurt, taska do të paguhet mbi bazën e tarifës së vjetër, ndërsa taksa për hapësirën publike, do të ndahet sipas zonave duke bërë një ridizenjim të zonës A, pasi sipas Veliajt jo e gjithë zona e qendrës është zonë komerciale. Sipas ndarjes së re zonale, në zonën A biznesi do të paguajë 1500 lekë të rinj për m2, në zonën B 750 lekë për metër katror dhe në zonën c 400 lekë për metër katror. Po ashtu Veliaj sqaroi se matja do të jetë për metër katrorë dhe jo sipas numrit të tavolinave. Рекомендуем Report TV - Bashkia zeron taksën e tavolinës “hapësira publike” sipas zonave посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
report, bashkia, zeron, taksën, tavolinës, hapësira, publike, sipas, zonave