Hapet rruga Elbasan - Librazhd - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн

3 просмотров 08.01.2016 00:00:53

Описание видео

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Është hapur pas shumë orësh bllokimi, aksi kombëtar Elbasan - Librazhd, që lidh kryeqytetin e vendit me gjithë zonën juglindore. Mëngjesin e kësaj të premteje masivi i dheut qe bllokoi kalimin në afërsi të Xibrakës është pastruar duke lehtësuar qarkullimin e mjeteve. Por si të mos mjaftonte vetëm kjo, prurjet e shumta të lumit Shkumbin kanë dëmtuar dhe shembur pjesën e Argjinaturës me një distancë rreth 100 metra. Për të shmangur aksidentet kalimi bëhet vetëm me një korsi, ndërsa janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës dhe nga shërbimet e policisë rrugore për menaxhimin e trafikut. Drejtoria e policisë vendore në Elbasani u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes me shpejtësinë në këtë aks rrugor. Në gatishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punëtorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Рекомендуем Hapet rruga Elbasan - Librazhd - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
hapet, rruga, elbasan, librazhd, news, lajme, vizion, plus