Kosova “ngec” serish për vizat - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн

0 просмотров 10.12.2015 00:00:55

Описание видео

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Komisioni Europian, nuk do të rekomandoj as këtë vit heqjen e vizave me Kosovën. Mediat në Kosovë citojnë burime diplomatike në Bruksel, sipas të cilave raporti për Prishtinën zyrtare do të jetë pozitiv, por Brukseli do evidentojë dhe 9 kushte të reja. Sipas zyrtarëve të BE-së, shteti më i ri në Ballkan ka shënuar një progres të rëndësishëm, por duhen marrë masa të reja sidomos sa i takon forcimit të kufijve. Kushtet e reja duket se lidhen me zhvillimet e fundit në Evropë e më gjerë, ku vendet anëtare kanë rritur masat e sigurisë dhe kontrollet për shkak të frikës nga sulmet e reja terroriste. Zyrtarë në Bruksel theksojnë se raporti për Kosovën do të mbyllet javën e ardhshme për t?u prezantuar në fillim të vitit 2016. Në fillim të kësaj javë, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, deklaroi se Prishtina zyrtare i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Komisoni Europian për çështjen e vizave. Ai tha se vendi pret të marrë një përgjigje pozitive për këtë çështje. Рекомендуем Kosova “ngec” serish për vizat - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
kosova, ngec, serish, vizat, news, lajme, vizion, plus