Protestuesit i venë zjarrin bunkerit - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн

0 просмотров 08.12.2015 00:02:18

Описание видео

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Ky është momenti kur protestuesit shkatërrojnë murin rrethues prej llamarine te bunkerit, qe po ndërtohet pranë Ministrisë se Brendshme. Me pas, nje grup i vogël kane ndezur zjarr ne pjesën e brendshme te konstruksionit prej betoni, ndërsa te tjerë kane hipur sipër tij, duke valëvitur flamujt e Partisë Demokratike dhe hedhur parulla kundër qeverise. Tek bunkeri ishin përqendruar forca te shumta te ndërhyrjes se shpejte, por ato kane evituar përplasjen me personat e grumbulluar. Gjate lëvizjes se protestuesve është djegur pjesërisht edhe skela e drunjte qe përdorej për rikonstruksionin e Ministrisë se Zhvillimit Urban. Incidentet nisen qe ne momentet e para te protestës se opozitës pranë kryeministrisë. Drejt godinës se qeverise u hodhën gurë, sende plastike, tymuese, boje dhe veze. Kjo ka bere qe fasada te pësoje dëmtime te lehta. Me pas, iu vu zjarri pankartave si dhe një dordoleci, i cili portretizonte kryeministrin Edi Rama. Nje person me flamur ka tentuar te hyje te hyje ne ambientet e brendshme, por është ndalur nga forcat e policisë, per te përfunduar i shoqëruar ne komisariat. Ne rreshtin e pare te kordonit te sigurisë, ishin vendosur efektivet femra te policisë, ndërsa forcat e ndërhyrjes se shpejte dhe repartet e tjera te specialeve, qëndronin ne gatishmëri pas kryeministrisë dhe ne pika te tjera te qendrës se Tiranës. Рекомендуем Protestuesit i venë zjarrin bunkerit - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
protestuesit, venë, zjarrin, bunkerit, news, lajme, vizion, plus