Filmat më të mirë kinezë - News, Lajme - Vizion Plus

1 просмотров 30.11.2015 00:01:36

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Pesë filmat Kinezë më të mirë prodhuar në dhjetë vitet e fundit do të përcillen këtë javë në muzeun historik kombëtar ne Tirane. Zodiaku kinez, Konfuci, ëndrra amerikane në Kinë, legjenda e Mulanit dhe mbreti majmun janë te përzgjedhurit nga ambasada kineze për këtë event kulturor. Kinematografia është mbartese potenciale e kulturës së një vendi dhe urë lidhëse për dy a më shumë vende. Ndaj edhe jam e bindur se shikuesi shqiptar me anë të këtyre pesë filmave që do të përcillen në muzeun historik kombëtar do ta njohin më shumë kulturën, traditën dhe shoqërinë e sotme kineze. Vendet tona edhe pse gjeografikisht larg, e njohin mirë njëra-tjetrën dhe me kënaqësi them se bashkëmoshatarët e mi i kujtojnë marrëdhëniet me Shqipërinë me shumë pozitivitet. Uroj që edhe brezat më të rinj ë afrohen sadopak edhe përmes kinematografisë. Shuo Chen, i cili ka lindur dhe jeton ne Tirane, ka mundësinë te ndjeke çdo mbrëmje filmat. Per te kinematografia kineze percjell momente te rëndësishme nga historia apo kultura e popullit te tij. Java e filmit kinez pret të interesuarit për prodhimet me te mira të kësaj kinematografie çdo ditë deri më 19 korrik në Muzeun Historik Kombëtar.

Комментарии

Теги:
Filmat, mirë, kinezë, News, Lajme, Vizion, Plus