Nisin hetimet për akuzat e Tom Doshit - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн
Описание видео
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pas akuzave të forta të deputetit Tom Doshi se kanë dashur të vrasin atë dhe deputetin tjetër Mhill Fufi, Prokurori i Përgjithshëm ka urdhëruar nisjen e hetimit kryesisht, bazuar në deklarimet e deputetit Doshi. Organi qendror i akuzës njofton zyrtarisht se Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lllala urdhëroi Prokurorinë e Krimeve te Renda te filloje hetimet. Një grup i posaçëm prokuroresh do te merret me grumbullimi e provave. Për këtë arsye është ftuar edhe deputeti Tom Doshi te japë shpjegimet rreth atentatit te pretenduar prej tij. Prokuroria vlerëson edhe reagimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe te Bashkimit Europian qe inkurajuan një hetim profesional e te paanshëm. Fill pas largimit nga mbledhja e grupit parlamentar ku ishte marre vendimi per përjashtimin, deputeti Tom Doshi deklaroi përpara mediave se ishte përgatitur nje atentat ndaj tij dhe deputetit te opozitës Mehill Fufi. Madje Doshi shkoi edhe me tej duke thënë se disponon një video te personit qe kishte marre porosinë për vrasjen. Рекомендуем Nisin hetimet për akuzat e Tom Doshit - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя