PD: Rama mbron hajdutet - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн

0 просмотров 27.11.2015 00:01:17

Описание видео

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë per standarde te dyfishta ne aksionin kundër vjedhjes se energjisë duke denoncuar rastin e drejtorit te OSHEE ne Tropojë, i cili sipas PD, ka miliona leke energji te papaguar. Ne një deklarate për mediat sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani ka deklaruar se ata që vjedhin energjinë në shuma të mëdha, të dënuarit për vepra të rënda penale, janë të preferuarit e Kryeministrit Rama. ?Kemi këtu rastin e drejtorit të OSHEE-së së Tropojës. 16 milionë e 900 mijë lekë drita të papaguara. Me Edi Ramën kryeministër, vajza të mitura gjenden sot në burg se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë. Me Edi Ramën kryeministër, hajdutët e pacipë të energjisë, abuzuesit e pashembullt, janë administratorë të energjisë. Drejtori i Edi Ramës në Tropojë, ka edhe një të kaluar problematike. Ja ku kemi këtu vendimin. Është dënuar për armëmbajtje pa leje, dhe largim nga vendi i qëndrimit?. Ndërkohë përfaqësues te Partisë Demokratike kane zhvilluar nje takim me banoret e njësisë 4, ne Tirane, ku 200 familje jane pa energji prej 3 javesh pasi nuk kane mundësi ta paguajnë ate. Drejtuesi i departamentit per të drejtat e njeriut ne PD, Ervin Salianji, ka theksuar zgjidhjen te cilen PD e ka kerkuar prej javesh qe qeveria t?i shohë keto zona me prioritet dhe t?u japë asistence ligjore dhe ndihme per te zgjidhur situaten e vështire ku ndodhen. Рекомендуем PD: Rama mbron hajdutet - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
rama, mbron, hajdutet, news, lajme, vizion, plus