Ikën Celibashi, vjen Felaj - News, Lajme - Vizion Plus

1 просмотров 26.11.2015 00:01:45

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Kur ende nuk është mbushur një vit nga betimi i qeverise, vjen ndryshimi i pare ne kabinetin e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Ministri per Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi ka vendosur te largohet nga qeveria dhe ne vend te tij shefi i ekzekutivit ka zgjedhur deputeten Ermonela Felaj. Ndërkaq Kryeministri Rama garantoi se nuk do te këtë ndryshime te tjera ne qeveri duke vlerësuar punën e ministrave te kabinetit qe ai drejton. Por pavarësisht shpalljes publike te lëvizjes ne qeveri, Ermonela Felaj nuk mund te ulet ne karrigen e ministrit deri ne shtator atëherë kur mblidhet Parlamenti; pasi Kushtetuta përcakton se ministri dekretohet nga presidenti, votohet ne parlament, kthehet ne presidence për te bere betimin e vetëm me pas fillon pune. ne shtator pritet qe edhe Ermonela Felaj te dorëzoje mandatin e deputetes ashtu siç ka ndodhur edhe me ministrat e tjerë dhe ne parlament do te hyje tashme Anila Agalliu e cila renditej e 8 ne listën e kandidateve te PS për deputetet ne qarkun e beratit.

Комментарии

Теги:
Ikën, Celibashi, vjen, Felaj, News, Lajme, Vizion, Plus