Zhduket dëshmitari okular i Arben Frrokut? - News, Lajme - Vizion Plus смотреть онлайн
Описание видео
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Dëshmitari okular ne procesin ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, dyshohet se është zhdukur. Personi qe ishte marre ne mbrojtje nga prokuroria me gjeneralitete të ndryshuara, nuk është paraqitur per te katërtën here, ne Gjykatën e Krimeve te Renda, për te dëshmuar ne lidhje me vrasjen e kryer. Seanca u be me dyer te mbyllura, por sipas avokatit Genc Gjokutaj kryetari i trupit gjykues Dritan Hallunaj ka lexuar përgjigjen e ardhur nga zyra per mbrojtjen e dëshmitareve ne policinë e shtetit. Avokatet e Frrokut kane pretenduar se ky dëshmitar nuk ekziston, por është imagjinar, dhe i kane kërkuar Gjykatës te ndryshojnë masën e sigurisë duke kërkuat lirimin e Frrokut. Por kjo kërkesë nuk është marre parasysh nga Gjykata. Është hera e parë që nje dëshmitar ikën pa lene gjurme nga projekti i mbrojtjes. Ndërsa zhdukja e tij vë në pikëpyetje të gjithë procesin e te pandehurit pasi është i vetmi dëshmitar okular qe sipas akuzës ka pare vrasjen e kryekomisarit. Рекомендуем Zhduket dëshmitari okular i Arben Frrokut? - News, Lajme - Vizion Plus посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя