Rama premton Universitet për Policinë - News, Lajme - Vizion Plus

0 просмотров 26.11.2015 00:02:21

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Policia shqiptare ka një nivel të ulët arsimor, por ne do të ndërtojmë një Universitet për Policinë edhe Sigurinë . Ky ka qenë premtimi që u ka dhënë uniformave blu kryeministri Edi Rama, gjatë analizës së punës së deritanishme të policisë. Kemi polici me nivel të ulët arsimor. Niveli i policisë ishte i ulët dhe kuadrot e policisë sonë nuk mund të kualifikohen me sistemin hibrid që ka qenë në fuqi deri më sot. Duhet të përgatisim gjeneratën tjetër përmes një edukimi të plotë policor - tha Kryeministri Rama. Kreu i qeverisë konsdieroi se analiza e 300 ditëve nuk duhet parë thjesht si paradë suksesesh, e sfidash, por edhe si përgjegjësi për të përmirësuar sa më tepër rendin publik. Nuk duam ta bëjmë policinë e plepave dhe të presim në hijen e plepave. Çfarë drejtësie do të presim ne nga gjykata e plepave dhe një polici plepash? Nuk duhet të kemi më policë që nuk dinë të flasin shqip - vijoi më tej kryeministri.

Комментарии

Теги:
Rama, premton, Universitet, Policinë, News, Lajme, Vizion, Plus