Miratohet drafti për KLD-në, Ndoka kundër - News, Lajme - Vizion Plus

0 просмотров 26.11.2015 00:02:04

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për ndryshimet në ligjin për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deputeti Nard Ndoka theu bojkotin e opozitës, duke marrë pjesë në mbledhjen e komisionit, por votoi kundër draftit, duke akuzuar mazhorancën se po tenton të vendosë nën presion KLD-në dhe drejtësinë. Ndërkohë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj theksoi se reforma në drejtësi është emergjente, duke nënvizuar se me këtë ligj nuk shkelet asnjë kompetencë e KLD-së. Kundër projektligjit është shprehur pak ditë më parë edhe OSBE, e cila nëpërmjet një letre, kërkoi të mos votohej propozimi I disa deputetëve të mazhorancës, I cili në thelb thoshte se në rast procedimi penal ndaj gjyqtarit, KLD-ja duhet ta pezullojë atë nga detyra.Këtë propozim, OSBE-ja e cilëson një masë shumë të ashpër dhe kërcënim të funksionimit të këtij këshilli, por dhe gjyqësorit në përgjithësi.

Комментарии

Теги:
Miratohet, drafti, Ndoka, kundër, News, Lajme, Vizion, Plus