Durrës, urgjencat në plazhe - News, Lajme - Vizion Plus

7 просмотров 26.11.2015 00:01:17

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Kur zgjedhim një destinacion turistik për të kaluar pushimet duhet të informohemi edhe për shërbimin shëndetësor që ofrohet në atë zonë. Shumë prej pushuesve në Durrës nuk e dinë që përgjatë vijës bregdetare ka ambulanca që qëndrojnë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Në fakt prezenca e autoambulancave në plazhe është një risi për këtë vit në qytet. Por jo vetëm, drejtori i shëndetit publik tregon se mjetet e urgjencës janë vendosur edhe në pika të tjera si tek Shkëmbi i Kavajës, Gjiri i Lalëzit dhe në plazhin e Ishmit, ku personeli mjekësor shërben me tre turne. Sezoni turistik ende nuk ka arritur në pikun e tij në Durrës. shumë pushues dhe turistë pritet që të mbërrijnë në fund të muajit korrik dhe gjysmën e parë të gushtit. Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se kjo është edhe periudha kur shtohen rastet që kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha.

Комментарии

Теги:
Durrës, urgjencat, plazhe, News, Lajme, Vizion, Plus