Greqi, Veliaj takon emigrantet - News, Lajme - Vizion Plus
Описание
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Emigrantët shqiptarë në Greqi zënë një vend të rëndësishëm në reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare, dhe sipas ministrit Erjon Veliaj, një sërë problemesh janë në zgjidhje e sipër. Gjatë një takimi me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Selanik, Veliaj kërkoi edhe ndihmën e tyre në promovimin e Shqipërisë. Po fillojmë përgatitjet për votën e emigrantëve, por njëkohësisht na duhet të funksionojmë edhe si një agjenci për promovimin e Shqipërisë, sidomos për çështjet e ekonomisë dhe bizneseve që mund të zhvendosen në Shqipëri. Lidhur me çështjen e pazgjidhur të pensioneve, ministri Veliaj premtoi se Tirana zyrtare është në kontakt me qeverinë greke për të mundësuar nisjen e negociatave sikurse ka ndodhur me Italinë.
Комментарии