Miss Shqipëria , prova dhe set fotografish - News, Lajme - Vizion Plus

1 просмотров 26.11.2015 00:01:14

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Tashmë që 31 bukuroshet finaliste të Miss Shqipërisë 2014 janë përzgjedhur, rruga deri në finalen e madhe është ende e gjatë. Provat e organizuara në Concord Center me ekipin koreografik të eventit të bukurisë, kanë nisur çdo ditë për vajzat pjesëmarrëse në këtë edicion të 16-të. Paralelisht me provat, finalistet kanë nisur edhe fushatën e promovimit të mbështetësve të eventit dhe nga kjo fundjave ato do t'i përkushtohen plotësisht setit fotografik për revistën zyrtare të Miss Shqiperia 2014 . Mes 31 pjesëmarrëseve, Miss Shqipëria mirëpret edhe dy vajza nga Ulqini, qyteti mikpritës i këtij edicioni. Por deri në ditën e finales, 27 Qershor, bukuroshet edhe këtë vit do të realizojnë turin turistik, tradite tashme e këtij eventi, i cili do të përfshijë Vlorën, Beratin, Pukën, Shkodrën dhe Thethin.

Комментарии

Теги:
Miss, Shqipëria, prova, fotografish, News, Lajme, Vizion, Plus