Ministria, apel maturantëve për kopjet - News, Lajme - Vizion Plus

0 просмотров 26.11.2015 00:01:19

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Eliminoni kopjet, lini në shtëpi telefonat dhe mos tregoni mes njeri-tjetrit! Ky është mesazhi i Ministrisë së Arsimit ndaj maturanteve, një ditë para provimit të detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Çdo veprim i tillë nga nxënësit, por dhe mësuesit, do të thotë skualifikim për maturantet dhe ndjekje penale për administratoret shkelës. Numri dy i dikasterit të arsimit, Nora Malaj tërhoqi vëmendjen për respektimin e rregullores. Në provimin e 30 majit për Gjuhën Amtare dhe Letërsinë marrin pjesë 45 mijë maturantë. Si çdo vit provimi fillon në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjat dy orë e gjysmë. Testi do të jetë i shkallëzuar dhe me pyetje nga të tre nivelet. Por ndryshe nga vitet e tjera, të rejat e kësaj mature janë vendosja para provimeve të pragut prej 10 pikësh, kufiri që ndan kaluesit nga mbetësit dhe rritja e peshës së notës mesatare në vlerën 26%.

Комментарии

Теги:
Ministria, apel, maturantëve, kopjet, News, Lajme, Vizion, Plus