Nisin seleksionimet për Miss Shqipëria 2014 - News, Lajme - Vizion Plus
Описание
vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Thonë se koncepti i të bukurës është i ndryshëm për gjithë secilin prej nesh, por kur flitet për një garë bukurie rregullat janë të përcaktuara. 'Miss Shqiperia 2014 ka nisur këtë premte fazën e dytë, atë të seleksionimit përmes takimit me mbi 200 vajza që kanë aplikuar online në faqen zyrtare. Intervista ku në thelb është pyetësori i intelektit, por edhe matjet fizike janë detajet kryesore që i nënshtrohen pretendendet e më të bukurës shqiptare. 18 deri në 23 vjeç është mosha që dominon edhe në këtë edicion të 16 të Miss Shqipërisë . Vajzat vijnë nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe nga jashtë kufijve. Për shumë prej tyre eventi është një mundësi për t'u bërë pjesë e botës se shoëbizit, por ka edhe nga ato qe e shohin thjesht si argëtim. Seleksionimi qe ka nisur këtë të premte në ambientet e Concord Center në Tiranë do të vijojë për katër ditë radhazi, deri më 26 Maj, e më pas pritet të publikohet edhe lista e 31 bukurosheve të përzgjedhura të cilat do të ngjiten me 27 Qershor në Kalanë e Ulqinit.
Комментарии