Debat për trafikun e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

0 просмотров 26.11.2015 00:02:00

Описание

vizionplus.tv facebook.com/VizionPlusTV twitter.com/VizionPlusTV Një ditë para se të mblidhet Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë akuzat për implikimin e ushtrisë në trafikun e drogës, opozita ka përsëritur kërkesën që Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të raportojë për këtë çështje në Komisionin e Sigurisë. Sipas deputetit demokrat, Gent Strazimiri, ministrja nuk mund të fshihet pasi rregullorja e detyron të përgjigjet para deputetëve. Nga ana tjetër ministrja Kodheli i ka kujtuar opozitës se kërkesa për seance dëgjimore është rrezuar njëherë nga komisioni përkatës dhe tashme i gjithë debati do të sqarohet në Komisionin Hetimor. Meqenëse Komisioni Hetimor për Ushtrinë është kërkuar nga mazhoranca kryetare e tij do të jetë Ermonela Felaj, ndërkohë që demokrati Oerd Bylykbashi do të jetë nënkryetar.

Комментарии

Теги:
Debat, trafikun, drogës, News, Lajme, Vizion, Plus